Radhë kilometrike automjetesh është krijuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës pasditen e së hënës. Kanë qenë kryesisht emigrantë të cilët ishin në vend pasi përveç fundjavës edhe e hëna në shtetin grek ishte ditë pushimi. Numri i konsiderueshëm i automjeteve që ju drejtuan pikëkalimit kufitar gjatë pasdites krijoi ngarkesë të menjëhershme e për pasojë radha arriti deri në 2 km kurse pritja nga 1-3 orë. Shkak për vonesën u bë pala greke e cila punonte vetëm me 3 sportele ndërkohë që pala shqiptare ka punuar me 5 të tilla. Pas një takimi mes autoriteteve pala greke ka rritur numrin e sporteleve duke menaxhuar më mirë situatën.