Radhë kilometrike janë krijuar në pikën kufitare të Morinit. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica, kontrollet e mjeteve me targa të huaja, së bashku me kufizimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në rrugët e Kosovës, kanë rikthyer pritjet e gjata në kufi, mes temperaturave ekstreme që po përfshijnë rajonin.