E shohim përditë në rrugët e Shqipërisë. Në momentin kur policia është aty, të gjithë respektojnë rregullat rrugore dhe sapo ata ikin, të gjithë nxitojnë t’i thyejnë. Një raportim ne edicionin e mesditës në Top Channel, të gazetares Kristi Gongo në mbikalimin e Vorës, u vu re “live” fenomeni duke ndodhur në mes të ditës.