Një person ka humbur jetën në Shënkoll të Lezhës pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me elektricitetin. Sipas informacioneve të para dyshohet se viktima ra në kontakt me elektricitetin teksa peshkonte pranë urës së ‘Prekanit” në Shënkoll. Sipas korrespondentes së Top Channel në Lezhë, Brixhilda Deda, viktima ishte shtetasi Sazan Sula. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plote të shkaqeve të kësaj ngjarje te rende.