Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ishin sot në lagjen “Rilindja” në Spitallë, ku po ndërtohen pallatet e reja për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Lagja me 996 apartamente, e financuar nga emigaret e bashkuara arabe, duket se po merr formë dita ditës. Kryebashkiakja Sako e njohu kreun e qeverisë Rama, njëherazi deputet i këtij qyteti, me ecurinë e punimeve.