Qyteti Studenti duket se do të shërbejë si një nga vendqëndrimet për një pjesë të madhe të afganëve që do të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri. Bashkia e Tiranës po zhvillon përgatitjet e nevojshme për të kthyer në funksion të strehimit të tyre një pjesë të godinave të Qytetit Studenti.