Me një pasuri të jashtëzakonshme arkeologjike, Durrësi antik është shpesh qytet i humbur edhe për banorët e tij. Ndonëse një pjesë e mirë e tij ndodhet nëntokë, sot, qyteti ruan plot gjurmë të historisë, që nga antikiteti, mesjeta dhe periudhat më të vona, po pak banorë të Durrësit i njohin vlerat arkeologjike dhe historike të qytetit ku jetojnë. Këtë fillim muaji, një qendër e gjuhëve të huaja organizoi një tur falas për qytetarë të grupmoshave të ndryshme, përfshirë edhe shtetas italianë që jetojnë në Durrës.