Top Channel/ Qyteti i dytë më i madh në Mbretërinë e Bashkuar shpall falimentimin
05/09/2023 18:33

Këshilli i qytetit të dytë më të madh të Mbretërisë së Bashkuar, Birmingham, shpalli falimentin, duke deklaruar shqetësimet financiare tashmë të pashmangshme. Këshilli i Qytetit në Anglinë qendrore deklaroi se ka lëshuar një njoftim zyrtar që bllokon të gjitha shpenzimet, përveç shërbimeve thelbësore. Udhëheqësit e këshillit të kontrolluar nga Laburistët, një nga më të mëdhenjtë në Evropë, e quajtën masën "një hap të domosdoshëm" për të rikthyer shpenzimet në një bazë më të fortë. Ndërsa në lidhje me këtë vendim opozita fajësoi qeveritë konservatore, për keqmenaxhimin e financave publike. Sipas tyre inflacioni i shfrenuar, krahas rritjes së kostos së kujdesit social për të rriturit dhe reduktimeve të të ardhurave nga normat e biznesit kanë ndikuar shumë në situatën në të cilëtn ndodhet qyteti. Në të dhënat e publikuara në buxhet ka një boshllëk financiar në vit prej 3.2 miliardë paund. Në Londër, zëdhënësi zyrtar i kryeministrit Rishi Sunak tha se Birmingham ka marrë më shumë se nëntë për qind rritje në fonde shtesë brenda një viti, por sërish nuk kanë arritur ta kapërcejnë kolapsin financiar. Departamenti për qeverisjen vendore ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me këshillin, ku ka kërkuar garanci për përdorimin më të mirë të parave të taksapaguesve. Këshilltarët duhet të mblidhen brenda 21 ditëve nga lëshimi i njoftimi zyrtar dhe të hartojnë një buxhet që bën shkurtimet e nevojshme për të reduktuar shpenzimet. Pamjet: AFP

Top News – Pse Franca po blindon Lindjen e Mesme / Macron po përgatitet për bisedimet e pasluftës
16/03 12:30
Top News – Trump kërcënon NATO-n / ‘E ardhme shumë e zymtë nëse nuk ndihmon në Hormuz’
16/03 12:21
Top Channel/ Bie fertiliteti në Europë, por Shqipëria mes “më të mirëve”!
16/03 12:10
Top News – Fushatë elektorale në sauna / Djersitje dhe politikë ndryshe në Kopenhagen
16/03 12:02
Top News – Kuba e ka radhën pas Iranit / Trump thotë se bisedimet vazhdojnë, veprim më vonë
16/03 11:57
Top Channel/ Trump paralajmëron NATO-n: “Do e keni punën pisk po s`na ndihmuat me Hormuzin”!
16/03 11:18
Top Channel/ Hormuzi, Gjermania i thotë ”Jo” Trumpit: “Neve, mos na llogarisni”!
16/03 11:17
Top Channel/ Dronë në aeroport, kaos fluturimesh në Dubai: Një i vdekur nga raketat në Abu Dhabi!
16/03 11:16
Top News – Sulmet në Bejrut. Shkon në 850 numri i të vrarëve që nga nisja e konfliktit
16/03 09:50
Top News – Trump paralajmëron NATO-n. ‘Do përballeni me pasoja, ndërhyni në ngushticën e Hormuzit’
16/03 09:42
Top Channel/ Mojtaba Khamene u operua në Rusi, u ndihmua nga Putin
15/03 23:00
Top News – Netanyahu përgënjeshtron Iranin. Tallet me pretendimet se u vra nga sulmet iraniane
15/03 21:05
Top Channel/ Hormuzi bashkon botën kundër Iranit! Britania, Japonia, Kina… pro thirrjes së Trump
15/03 19:45
Top Channel/ Sulmohet baza italiane në Kuvajt, përshkallëzohet tensioni, Irani i përgjigjet Trump
15/03 19:43
Top News – Izraeli investon në armatë. 827 milionë dollarë për blerje emergjente ushtarake
15/03 18:30
Top Channel/ Zelensky: Po shantazhohem nga BE/ “Duan të hap tubat për naftën ruse”
15/03 14:57
Top News – Mizori në luftën e Iranit / Papa Leoni dënon dhunën, kërkon armëpushim
15/03 14:56
Top News – Të paktën edhe tre javë luftë / ‘Mijëra objektiva të mbetura në Iran’, Izraeli vazhdon
15/03 14:52
Top Channel/ “Nuk janë kushtet për paqe”/ Trump reagon pasi Irani kërcënoi se do vrasë Netanyahun
15/03 14:42
Top News – Luftanijet e aleatëve në Hormuz / Trump bën kërkesën, 16 anije të sulmuara deri tani
15/03 13:27
DIGITALB DIGITALB