Në Elbasan është mbajtur edicioni i tretë i festivalit, tashmë të kthyer në traditë “Qytete me Kala”. Gjirokastra dhe Elbasani janë bërë bashkë në një ide të bukur që bashkon folklorin, kulturën, artin, vallet popullore dhe larminë e ngjyrave që përfshin kostumografia. Për artistët ky organizim ka shërbyer për të promovuar qytetet dhe kulturat.