Pak para nisjes së protestës së 95-të kundër qeverisë, një qytetare është përplasur verbalisht me protestuesit e mbledhur në shesh. Qytetarja i ka akuzuar protestuesit duke u thënë: “Ju jeni tradhtarë të kombit”, ndërsa situata është tensionuar më tej nga reagimi i një prej aktivistëve, i cili i është përgjigjur me fjalë fyese. Përplasja ka ndodhur në momentet kur qytetarët dhe aktivistët po mblidheshin para nisjes së tubimit.