Mbledhja e radhës e këshillit bashkiak të Elbasanit është shoqëruar sërish me debate dhe tensione mes këshilltarëve dhe qytetarëve për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Disa përfaqësues të opozitës thirrën një protestë qytetare për të kundërshtuar rritjen e çmimit të ujit. Më tej qytetarët ju bashkuan mbledhjes së këshillit duke kërkuar anulimin e këtij vendimi. Madje në tension e sipër një qytetar godet me dosjet e letrave një prej këshilltarëve.