Qytetarët kanë preferuar t’i bëjnë ballë temperaturave të larta nëpër bregdetet e Shqipërisë. Nisur nga fluksi shumë i madh i lëvizjes së automjeteve nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës, Policia Rrugore ka rritur prezencën e shërbimeve në akset rrugore nacionale dhe në ato hyrëse në qendrat urbane.