Dështojnë takimet e konsultimeve me qytetarët për Reformën Territoriale në bashkinë e Belshit. Takimi i parë i thirrur nga Këshilli Bashkiak i parashikuar për datën 31 gusht në qytet dështoi për shkak të mospjesëmarrjes qytetare, ndërsa Këshilli Bashkiak vendosi të caktojë një datë tjetër me shpresën e interesimit qytetar, I parashikuar në 1 Shtator ka dështuar edhe takimi me banorët e Njësisë Administrative Kajan. Edhe për këtë takim këshilli do të gjykojë caktimin e një date tjetër.