Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Prishtinë, në protestën e radhës në kundërshtim me dënimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është protesta e dytë që zhvillohet gjatë ditës së sotme, ndërsa qytetarët kanë dalë në shesh për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale. Në mesin e protestuesve janë edhe fëmijët e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Protesta po vijon në sheshin “Skënderbej”, ku qytetarët po shprehin mbështetjen e tyre për ish-drejtuesit e UÇK-së dhe kundërshtimin ndaj aktgjykimit të dhënë nga Gjykata Speciale.