Nga Papëri i Elbasanit, sot do të sjellim historinë e një gazetari që hoqi dorë nga lajmi për t’u marrë me gomarica. Elton Kikia prej 13 vitesh punoi në televizion, ku në 5 vitet e fundit ishte pjesë në Top Channel. Por 1 vit më parë, Eltoni vendosi të hapë fermën e tij te gomaricave. “Kur e nisa këtë punë nuk e mendoja që do të hiqja dorë nga gazetaria, mendova se do t’i mbaja të dyja. Por punë po shkonin shumë mirë në fermë dhe për këtë arsye u shkëputa. DDuhet thënë që në fillim prindërit ishin kundër kësaj nisme, pasi ata kishin invetuar që unë të bëhesha gazetarë e jot ë kthehesha e të merresha me punët e fshatit”, thotë Kikia.