Top Channel/ Qukës-Qafë Plloçë, mbyllet pa afat rruga që kushtoi 260 mln euro
07/01/2026 23:11

Moti i keq ka shkaktuar përsëri probleme në segmentin rrugor Qukës - Qafplloçë. Këtë herë autoritetet kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve përgjatë këtij aksi nacional, ndërtimi i të cilit ka kushtuar rreth 260 milionë euro. Për shkak të rënies së dherave dhe inerteve në rrugë, pezullimi i lëvizjes së automjeteve është marrë si masë për të shmangur rrezikun për përdoruesit e rrugës, pas një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme. Policia e Qarkullimit Rrugor e Korçës dhe ajo e Elbasanit po orientojnë mjetet drejt rrugës së vjetër, duke vendosur patrulla në hyrje të Qafë Plloçës dhe në hyrje të Qukësit, për të mos lejuar hyrjen në aksin e ri. Sipas të dhënave ky aks do të qëndrojë i mbyllur deri në pastrimin e plotë të dherave dhe inerteve nga firma kontraktore, e cila ndodhet në terren dhe po kryen ndërhyrjet, ndërsa nuk dihet ende se sa do të zgjasë bllokimi i qarkullimit. Ky nuk është rasti i parë, pasi që prej inaugurimit, ky aks ka shfaqur disa herë probleme me rrëshqitjet e dherave, veçanërisht gjatë reshjeve intensive. Në muajin nëntor të vitit të kaluar një masiv shkëmbor u shkëput nga faqja e malit duke bllokuar një pjesë të segmentit dhe qarkullimi i mjeteve u mundësua përmes një bypassi ndërsa sistematikisht në këtë segment janë hasur probleme serioze.

Top Channel/ “Nuk ikim nga sheshi”! 122 ditë protestë, jepen mesazhet e prera
29/09 23:17
Top Channel/ Liderët e UÇK qytetarë nderi, Këshilli bashkiak i Tiranës firmos pa Veliajn
29/09 23:03
Top Channel/ BE financon për Bylisin, nisin punimet për restaurimin e parkut arkeologjik
29/09 23:01
Top Channel/ Zjarri pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja në kohë izolon flakët
29/09 22:57
Top Channel/ Zjarri masiv përfshin kodrat me ullishte në Gorishovë, flakët përhapen me shpejtësi
29/09 22:57
Top Channel/ 122 ditë protestë, çfarë ndodhi sot gjatë tubimit në kryeqytet
29/09 22:56
Top Channel/ “Jam…”, e njëjta skemë, ‘viktima’ të ndryshme, si u zhvaten biznesmenëve mijëra euro
29/09 22:37
Top News- Shpërblim për zjarrfikësit e Tiranës! Miratohet vendimi, përfitojnë 189 efektivë
29/09 22:35
Top News- Tirana vlerëson ish-krerët e UÇK! Shpallen ‘Qytetarë Nderi’, këshilli voton unanimisht
29/09 22:34
Top Channel/ Siguria në shkolla bashkon 4 ministra, prezantohet paketa kombëtare
29/09 19:57
Top Channel/ Rregulla të reja në shkolla, masa kundër bullizmit dhe ekstremizmit
29/09 19:55
Top Channel/ Debati në këshillin bashkiak për praninë e Veliajt, përplasje mes PS e PD
29/09 19:49
Top Channel/ Ambasadori i SHBA nis detyrën, Wendt nesër takim me ministrin e jashtëm Hoxha
29/09 19:46
Top Channel/ Agasi mohon takimin me Hysenin, avokati i tij sfidon SPAK
29/09 19:44
Top Channel/ Rama mesazh Dua Lipës nga Brukseli: Sazani e Zvërneci do bëhen!
29/09 19:43
Top Channel/ Berisha takon përfaqësuesit e Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik…
29/09 18:45
Top Channel/ Siguria në shkolla/Katër ministri prezantojnë në Kamëz masat për mbrojtjen e fëmijëve
29/09 18:26
Top Channel/ Siguria në shkolla/ Ministri Alla në Kamëz: Të kemi një perimetër të sigurt në çdo…
29/09 18:17
Top Channel/ ‘Mos ju nënshtroni gjërave që ju dëmtojnë’,Spahiu:Mendoni për shëndetin, angazhohuni…
29/09 18:08
Top Channel/ Paketa e Sigurisë në shkolla, Kumbaro në Kamëz: Komunikimi mes nesh ndihmon…
29/09 18:07