Qyteti Studenti bëhet gati të presë studentët për vitin e ri akademik. Të hënën nisin regjistrimet për të gjithë ata që do të zgjedhin të akomodohen në godinat e Qytetit Studenti dhe numri i kërkesave duket të jetë e lartë këtë vit, pasi çmimet e shtëpive me qira në kryeqytet kanë pësuar një rritje të ndjeshme, ku çmimi më i ulët nis me 350 euro dhe kjo në zona periferike.