Qindra besimtarë ortodoksë i janë drejtuar mëngjesin e kësaj të enjteje kishës së Shën Theodhorit për të marrë pjesë në meshën e shenjtë.Liturgjia hyjnore me rastin e Krishtlindjeve është drejtuar nga At Kostandin Prifti, i cili në mesazhin e tij ka folur për më shumë paqe, shëndet dhe lumturi.