Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme Aktin Normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2024. Në komunikimin me mediat pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Financave, Ervin Mete, u shpreh se përmes këtij Akti Normativ qeveria do t’i vijë në ndihmë sektorit fason, me Instrumentin e Garancisë së re Shtetërore prej 4 miliardë lekësh, në mënyrë që ky sektor të përballojë efektet e goditjeve, të përmirësojë proceset teknologjike dhe të rrisë më tej produktivitetin.