Top Channel/ Qeveria miraton ligjin, zhurmat në mjedis në përputhje me normat e OBSH
13/04/2023 10:42

Qeveria ka miratuar një amendim në ligjin për vlerësimin e zhurmave në mjedis, që parashikon përdorimin e mekanizmave të veçantë për matjen e ndotjes akustike dhe kontrollin e orareve. Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se njësitë e qeverisjes vendore, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, kanë detyrimin të përcaktojnë hartën e zhurmave, ose hartëzimin e territorit për të përcaktuar qartë zonat e banuara “Miratuam amendimet në ligjin për vlerësimin e zhurmave në mjedis. Është një punë një vjeçare, por edhe si rezultat i gjithë vëzhgimit që kemi bërë të sezonit të kaluar turistik, ku një nga shqetësimet e mëdha që kishin qoftë bizneset, qoftë operatorët, por edhe pushuesit ishte ndotja akustike në nivele të larta për shkak të muzikës të shpërndarë në lokale, restorante, hotele e kështu me radhë. I dhamë zgjidhje një problemi të akumuluar prej vitesh duke bërë amendimin në ligjin për zhurmat dhe praktikisht duke filluar nga ky sezon me miratimin e ligjit në parlament, shpresojmë në javët në vijim, do të kemi një kontroll shumë më të lehtë të ligjit, do të kemi fasha orare shumë më të kontrolluara dhe një kompetencë të zgjeruar të policisë së shtetit përsa i përket kontrollit, tashmë me mjete të certifikuara dhe sipas standardeve të OBSH-së për të kontrolluar ndotjen akustike, për të kontrolluar oraret” Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, bashkitë dhe komunat kanë detyrim të përcaktojnë hartën me vendet e banuara, zonat e qeta dhe ato me zhurma. Këto të fundit duhet të jenë larg banesave apo hoteleve familjare.

Top Channel/ Opozita bojkoton “territorialen”. Reforma pa opozitën, Mazniku ofron bashkëpunim
09/11 15:27
Top Channel/ Hitaj përballet me opozitën. Deputetët kërkojnë dorëheqjen për protestat
09/11 15:23
Top News- SPAK kërkon 2 vite burg për Bener Becin! Jepet pretenca, konvertohet në shërbim prove
09/11 15:20
Top News- Nis faza dy e Territoriales/ Mungon opozita, Mazniku- Duhet gjithëpërfshirje
09/11 15:19
Top News- Gjobiten 21 protestues/ Ndëshkohen me 5000 lekë pasi bllokuan qarkullimin
09/11 15:16
Top Channel/Transferimi i Veliajt, sekret. Drejtoresha e Burgjeve: Urdhri, i klasifikuar për dy vite
09/11 15:16
Top News- “Transferimi i Veliajt sekret”, Drejtoresha e burgjeve jep detaje tek Siguria
09/11 15:10
Top Channel/ SPAK thellon hetimet për Hysenin. Pastrim parash, transferta mijëra euro vëllait
09/11 15:08
Top Channel/ Shefi i kompanisë pranon lidhjen me një grua të dyshuar si spiune kineze
09/11 15:00
Top Channel/ SPAK kërkon mbi 150 vite burg për Shullazin, Berishën dhe bandën e 2005-ës!
09/11 14:56
Top News -Një shekull e gjysmë burg për Shullazin e bandën e tij, SPAK e kryqëzon për vrasjet e 2005
09/11 14:41
Top News – PS dhe PD në tryezë për ‘Zgjedhoren’/ Berisha: Listat e hapura, kusht i domosdoshëm
09/11 14:30
Top Channel/ Nuk ka “paqe” mes PS dhe PD te “Zgjedhorja”, opozita braktis sallën, dështon mbledhja
09/11 14:22
Top News – Rastet e helmimeve në Vlorë. Ujësjellësi: Analizat nuk gjetën fekale në ujë
09/11 14:04
Top News – ‘Parlamentarizmi, në krizë’/ Gjetjet e KE, Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet!
09/11 14:04
Top News- Përplaset autobusi në Fier, panik tek pasagjerët, një grua e plagosur
09/11 13:36
Top Channel/ Braçe te “Ekonomia”: Inflacioni godet të varfrit, indeksimi është regresiv
09/11 13:36
Top News – Greku vjen në Rinas me kanabis. Lëndën narkotike e kishte futur në valixhe, arrestohet
09/11 13:30
Top Channel/ Kontaminimi i ujit të pijshëm në Vlorë, shtohen personat me të vjella e diarre
09/11 12:42
Top Channel/ SPAK kërkon 75 vite burg për Shullazin, Berishën dhe Ymerin për dy vrasje
09/11 12:42