Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e 2 tetorit projektligjin “Për Tregjet e Kripto-Aseteve”, të hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Projektligji i ri synon kalimin nga një kuadër i fragmentuar në një regjim të plotë për tregtimin dhe ofrimin e shërbimeve që lidhen me kripto-asetet në Shqipëri, të harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian.