Top Channel/ Qeveria ‘hap thesin’! Lajm i mirë për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike!
20/12/2024 19:49

Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ, për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024. Bonusi i pranverës do të jetë 100 euro për ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 50 euro për të gjithë ata që vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë. “Në këtë prag fundviti, e gjithë vëmendja jonë shkon në mbështetje të shtresave më në nevojë, kryesisht pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta. Do të shpërndajmë 2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël. Konkretisht do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre. Nga ana tjetër do të vëmë në jetë premtimin për garantimin e bonusit të Pranverës, duke siguruar krijimin e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë, në mbështetje të pensionistëve në të cilën do të transferohet një fond prej 6.3 miliardë lekësh. Në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 Euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 Euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë . Me një fond shtesë në masën 1.4 miliardë lekë do të mbështesim fermerët, duke siguruar investim të vazhdueshëm për një nga sektorët më prioritarë të ekonomisë, bujqësinë“-thuhet në njoftim.

Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57