Top Channel/ Qeveria e Abazoviç në rrezik. Marrëveshja me kishën ortodokse serbe e fut në telashe
30/06/2022 23:04

Tradhti ndaj Malit të Zi, kapitullim i shtetit para Kishës Ortodokse Serbe, farsë... Këto janë vlerësimet e disa partive politike në Mal të Zi për një version të Marrëveshjes Themelore, që rregullon marrëdhëniet e shtetit të Malit të Zi me Kishën. Reagimi më i ashpër ka qenë nga partitë që marrin pjesë në Qeverinë e Malit të Zi ose i ofrojnë asaj mbështetje politike në Kuvend: Partia Socialdemokrate (SDP) dhe Partia Demokratike e Socialistëve (DPS). tashmë paralajëmrohet se Qeveria, e zgjedhur dy muaj më parë, mund të humbasë mbështetjen në Kuvend, Ajo që kundërshtohet me të madhe në propozim-tekstin e marrëveshjes së Qeverisë, është pjesa që e njeh subjektivitetin e Kishës Serbe në Mal të Zi gjashtë shekuj më herët se atë të Kishës në Serbi, sipas radio evropa e lirë. E njohur si Marrëveshja Themelore, ajo nënshkruhet me bashkësitë fetare për të rregulluar marrëdhëniet e ndërsjella pronësore dhe juridike. Pas gati një dekade negociatash të pasuksesshme të qeverive të mëparshme, kryeministri aktual i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka premtuar nënshkrim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Për kundërshtarët e versionit të Marrëveshjes Themelore është i diskutueshëm fakti që Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi njihet si subjektivitet juridik nga viti 1219, ndërsa në Serbi subjektiviteti i saj juridik njihet nga viti 1836. Pra, sipas propozim-marrëveshjes, pjesë të Kishës Ortodokse Serbe, përkatësisht katër dioqeza që veprojnë në Mal të Zi, janë gati gjashtë shekuj më të vjetra se vetë kisha “mëmë” - selia e së cilës është në Beograd. Për më tepër, Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi do të ishte “më e vjetër” se vetë shteti i Malit të Zi. Po ashtu sipas versionit të marrëveshjes, shteti malazez i garanton Kishës Ortodokse Serbe se organet shtetërore nuk mund të marrin masa të sigurisë në objektet dhe hapësirat e saj, pa miratimin paraprak të organeve përgjegjëse të Kishës, përveç kur bëhet fjalë për mbrojtje urgjente të jetëve dhe shëndetit. Partitë dhe institucionet pro-malazeze e shohin një formulim të tillë si “kapje” të thesareve kulturore dhe historike të Malit të Zi. Mali i Zi, deri më tani, ka nënshkruar Marrëveshje Themelore me Selinë e Shenjtë në Vatikan dhe me marrëveshje ka rregulluar edhe marrëdhëniet e ndërsjella me komunitetin islam dhe me atë hebre.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55