Top Channel/ Qeveria do zëvendësojë Belerin? Rruga si zgjidhet ngërçi me Himarën dhe Greqinë
21/12/2023 19:48

Gjykata speciale anti korrupsion ka zbardhur vendimin për rrëzimin e kërkesës së Fredi Belerit për një leje nga drejtoria e burgjeve në mënyrë që të betohej. Vendimi është publikuar nga drejtoria e burgjeve që argumenton në këtë mënyrë drejtësinë e vendimit të tyre. Pas zbardhjes së vendimit reagoi edhe kryeministri Rama i cili thotë se mosdhënia e lejes nga ana e Drejtorisë së Burgjeve, rezulton një qëndrim korrekt ligjor. Ai shton se fakti që kryetari i zgjedhur i Himarës mbetet i tillë deri në fund të gjykimit dhe vetëm shpallja me vendim të formës së prerë do të përcaktojë mundësinë e tij për t’u betuar në rast pafajësie apo pamundësinë e tij për të mbetur kryebashkiak në rast fajësie, është po ashtu qartësisht i lexueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm. Në këtë mënyrë Rama bën të qartë se nuk do e shkarkojë Belerin nga detyra pa përfunduar gjyqi. Por edhe nënvizon se Jorgo Goro nuk mund të qëndrojë më në zyrën e kryetarit të bashkisë së Himarës. Kryeministri thotë se si përfundim, ky vendim i arsyetuar i GJKKO është një konfirmim i padiskutueshëm ligjor i “çështjes Beleri” si një çështje e drejtësisë, assesi e politikës apo kurrësesi e organeve të qeverisë qendrore. Po ashtu arsyetimi i këtij vendimi krijon një premisë pozitive për adresimin e ngërçit të lartpërmendur. Por si zgjidhet ky ngherc. Në vendimin e gjykatës, thuhet se zgjidhja është tek gjejtjet e një analize të modeleve europiane në zgjidhjen e ngërceve të ngjashme, kur pushteti vendor nuk është në gjendje të ushtrojë detyrën. Sipas gjykatës speciale në këtë rast qeveria qendërore e cila ndërhyn për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve publike. Gjykata thotë se i takon qeverisë që të gjejë zgjidhje. Burime pranë qeverisë thonë se ende nuk ka një vendim final por të gjitha opsionet janë të hapura. Ndërkohë duket që më i mundshmi është që të jetë qeveria ajo që do emërojë një person në krye të Himarës deri në fund të gjyqit. A do jetë kjo një mundësi e artë e qeverisë për të zgjidhur edhe ngërcin në Himarë edhe ngërcin me Greqinë. Kjo mbetet për t’u parë, ndërsa fusha e lojës i hapet negociatave

Top News – Masat e policisë. Protesta e opozitës, bllokohet Bulevardi i madh
22/03 10:44
Top News – Çmimi i naftës, Rama: Nuk do të tolerojmë abuzuesit në treg
22/03 10:31
Top News – ‘Ekonomia, rritje e qëndrueshme’, Rama: Në 2030 PBB rritet me 32 për qind
22/03 10:31
Top News – Kompensimet e ushtarakëve, Rama: 12 për qind më shumë fonde për mbrojtjen
22/03 10:30
Top News – Raporti i Freedom house, Rama: Shqipëria, vendi më i lirë në rajon
22/03 10:30
Top News – Rama flet për rritjen ekonomike dhe rritjen e çmimit të naftës
22/03 10:25
Top Channel/ “Ndërhyrje e përkohshme në akcizën e naftës”, Rama: Nuk janë evidentuar raste abuzimi
22/03 10:07
Top Channel/ Robert Mueller drejtoi hetimin Trump-Putin. Presidenti i SHBA: I lumtur që vdiq!
21/03 23:52
Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ G7 urdhër Iranit: Ndal urgjent sulmet
21/03 23:34
Top Channel/ Antibiotikët po na bëjnë keq! Studimi: Ndikim deri 8 vite pas përdorimit
21/03 20:02
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03 19:59
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top News- “Humoristët e tenxhereve, t’i harrojmë përrallat”, Rama shpërthen gjatë Asamblesë
21/03 19:30
Top News- “BE mision monitorimi…”, Rama flet për ecurinë e negociatave dhe kapitujt
21/03 19:30
Top News- Prefektët do të marrin fuqi tjetër, jo më firmosje por dhe punë në terren
21/03 19:30
Top News- “Çmimi i naftës do rritet më shumë”, Rama zbulon vendimet që do frenojnë shtrenjtimin
21/03 19:30
Top News- Rama mesazh socialistëve: Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor
21/03 19:30
Top News- “Ligji për referendumet brenda këtij sesioni”, Rama flet dhe për parlamentin e ri
21/03 19:30
DIGITALB DIGITALB