Top Channel/ Qeveria britanike: Bashkë me Berishën non-grata, të tjerë politikanë majtas e djathtas
21/05/2024 19:32

Ekskluzive/ Qeveria Britanike: Bashkë me Berishën “Non Grata” edhe të tjerë politikanë majtas e djathtas Në dokumentin që disponon gazetari Top Channel Muhamed Veliu të dosjes britanike për ndalimin e hyrjes të Sali Berishës janë përfshirë edhe kundërshtitë e ish presidentit dhe ish kryeministrit. Në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” ku u zhvillua apeli i paprecedentë kur një ish kryeministër i kundërvihet vendimit të qeverisë britanike, avokatët e zotit Berisha kanë dhënë argumentet e tyre se përse vendimi i sekretares së shtetit Priti Patel ishte jo i drejtë. “Vendim marrësit nuk mund ti bazojnë gjetjet e tyre në fakte të pambështetura në prova apo që bazohen në pikëpamje të cilat në mënyrë të arsyeshme nuk mund të qëndrojnë. Akuzat e sekretares së shtetit për përfshirje kriminale dhe korruptive të marra në konsideratë janë pohime të rreme dhe jo të bazuara në fakte”. Thelbi kundërshtimeve të tjera të vendimit sipas avokatëve të zotit Berisha kanë të bëjnë me këto aspekte: “Sekretaria e shtetit në mënyrë të ligjshme nuk mund të marrë në konsideratë veprime të ndërmarra kur zoti Berisha ishte kryeministër apo president. Ndalimi për të hyrë në Britaninë e Madhe është i motivuar politikisht dhe i influencuar prej kundërshtarëve. Bazuar në doktrinën e imunitetit sovran, kjo ia pamundëson Britanisë së Madhe ti refuzojë hyrjen e Sali Berishës apo një kreu shteti në detyrë apo jo në detyrë në lidhje me përfshirje në abuzime gjatë periudhës së drejtimit. Qeveria shqiptare kishte të dhëna më herët se apeluesit Sali Berisha do ti ndalohej hyrja në Britaninë e Madhe. Dy ambasadorët e fundit Britanik janë jo të paanshëm. Për ndërtimin e parkut energjetik zoti Berisha nuk është potencialisht i përfshirë në ndonjë akt kriminal lidhur me këtë çështje”.

Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40