Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ka reaguar lidhur me ndërhyrjen e Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë, duke e cilësuar sjelljen e efektivëve si të pajustifikueshme dhe të dhunshme. Nga një deklaratë publike, Berisha tha se e kishte dënuar reagimin e policisë që një ditë më parë dhe se vijon ta konsiderojë atë një akt të papranueshëm.