Sërfi nuk është vetëm një ekskluzivitet për njerëzit e apasionuar pas sporti. Në Oqeanian Paqësor është zhvilluar kampionati botëror i sërfit për qentë. Të veshur me rroba të posaçme, qentë e racave të ndryshme shihen teksa ngasin valët drejt bregut me atletizëm, ndërsa pronarët e tyre dhe shumë të tjerë të kuriozuar ndiqnin evenimentin. Njëri prej pronarëve duke folur plot krenari për qenin e tij shprehet se Cherie një bulldog francez i pëlqen të qëndrojë në bord, si një gur i madh. “Ajo ul pak shpinën, dhe gjoksi i ulet poshtë, ndërsa shijon udhëtimin.”