Në Kukës jeton Nexhip Kaculi, 76 vjeç. Historia e tij lidhet ngushtë me fshatin Krenx i Vjetër, ku ai dikur jetonte. Edhe pse u largua prej andej për shkak të mungesës së infrastrukturës, një pjesë e shpirtit të tij ka mbetur aty. Ashtu si edhe qeni i tij besnik.