Gjykata e Beratit la sot në burg 45-vjeçarin Zamir Skënderi që plagosi policin Arsen Toska. Nën masa të rrepta sigurie u shoqërua drejt sallës së gjyqit që u mbajt me dyer të mbyllura, 45-vjeçari që pak ditë më parë qëlloi me armë ndaj policit që po e shoqëronte në komisarit dhe tentoi të arratisej.