Autori i të shtënave me armë sot në Radhimë, Eduart Kondi pas sherrit për plazhin privat është arrestuar. Dinamika e ngjarjes në Radhimë mesditën e kësaj të hëne është zbardhur. Dy vëllezër Beniamin Kondi dhe Edison Kondi pronarë të një plazhi privat në zonën e Radhimës janë konfliktuar për administrimin e zonës.