Të paktën dy të vdekur dhe nëntë të plagosur është bilanci i sulmit me armë në një Kishë të Michiganit, ndërsa policia qëlloi për vdekje dhe agresorin. Ky i fundit hapi zjarr ndaj besimtarëve, teksa po mbanin zi për vdekjen e presidentit më të vjetër të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, Russell Nelson.