Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi se një autokolonë diplomatike amerikane është qëlluar me armë në Sudan, në një sulm të lidhur sipas gjasave me grupin paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë. Edhe pse nga episodi nuk pati të lënduar, shefi i diplomacisë së SHBA-së e përshkroi incidentin si "të pamatur" dhe "të papërgjegjshëm.