Top Channel/ Qejf me paratë e buxhetit të shtetit, ministri italian mund të hetohet për dëm ekonomik
06/09/2024 16:28

Skandali që ka përfshirë ministrin e Kulturës, Gennaro Sangiuliano, përballë akuzave të të dashurës, influenceres Maria Rosaria Boccia rrezikon të kthehet edhe në një çështje gjyqësore. Çështja, raporton La Repubblica, aktualisht është vënë në vëmendje të Gjykatës së Audituesve, nëpërmjet prokurorisë rajonale të Lazios, e cila ka juridiksion mbi kontrollet për shpenzimet e departamenteve. Ekipi i prokurorit Paolo Rebecchi po vlerëson hapjen e një hetimi që mund të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme. Dëmi i mundshëm tatimor për udhëtimet e Sangiulianos me Boccia-n po shqyrtohet nga avokatët e kontabilitetit. Në intervistën për Press, biznesmenja ka rrëfyer udhëtimet me makinën shtetërore, madje edhe për evente private si koncertet e Coldplay dhe Il Volo. Sangiuliano deri më tani ka pohuar se "asnjë euro para publike" nuk është shpenzuar për Boccia. Por disa nga festivalet që pritën atë dhe të dashurën e tij këtë verë, si ai në Polignano a Mare, financohen nga kontributet e organeve shtetërore. Boccia e ka konfirmuar vazhdimisht se nuk ka shpenzuar asnjëherë para personale dhe se biletat e fluturimit i prisnin gjithmonë nga sekretariati i ministrit. Megjithatë, priten lëvizjet e Prokurorisë së Romës pas denoncimit të deputetit Angelo Bonelli, i cili pretendon për krimin përvetësimi dhe zbulimin e sekretit zyrtar.

Top Channel/ Kishin bluza kuqezi, Serbia arreston 4 shqiptarë në autostradë
24/03 23:19
Top Channel/ “Udha e Kryqit” në Laç, Imzot Arjan Dodaj: Mos abuzoni me çmimet
24/03 23:09
Top News- “Babi ishte konfliktual”, detaje të reja nga krimi i rëndë brenda familjes në Roskovec
24/03 22:50
Top News- Hetimet për ‘21 Janarin’/ Mark Nika takon Klodian Brahon në SPAK: Do kemi zhvillime
24/03 21:57
Top News – Marta Kos: SPAK, punë ekselente / ‘Korrupsioni problem nëse pranohet nga shoqëria’
24/03 21:57
Top News- Debate në gjyqin ndaj Veliajt/ Aktet hetimore përplasin SPAK me avokatin mbrojtës
24/03 21:56
Top News – Tragjedi në Roskovec / Burri 80-vjeçar vret gruan e tij me pushkë brenda banesës
24/03 20:12
Top Channel/ Arratiset anija në Durrës, largua nga Porto Romano pa asnjë lajmërim
24/03 20:01
Top Channel/ Debatet në gjyqin e Veliajt, avokati i ri përplaset me SPAK: Nuk është njohur me aktet hetimore
24/03 19:56
Top Channel/ Krim brenda familjes në Roskovec, burri vret me armë gruan e më pas…
24/03 18:54
Top Channel/ Pogradeci në prag të sezonit të ri turistik, nis aksioni i pastrimit në gjithë qytetin
24/03 18:52
Top News – Regjistra biznesi të modernizuar / EBRA takim në Tiranë, Ibrahimaj: Drejt digjitalizimit
24/03 18:41
Top News – Bardhi shpërthen kundër Marta Kos. ‘Shqiptarët s’janë të korruptuar, përgjegjësi e Ramës’
24/03 18:20
Top News -Edhe BE dënon dhunën në protestë. ‘Opozita e ka vendin në parlament, sidomos për reformat’
24/03 17:28
Top News – DataLog dhe DBvisit në Shqipëri. Mbi 25 vjet eksperiencë, mbrojtje e sigurt e të dhënave
24/03 17:23
Top Channel/ Prezantohen 50 peizazhet e Përvathit, një udhëtim artistik nga veriu në jug
24/03 15:31
Top Channel/ Kisha Katolike dhe Rama ftojnë Papa Leonin për jubileun e Zojës së këshillit të Mirë
24/03 15:29
Top Channel/ Nafta godet transportin publik, shoqatat kërkojnë ndërhyrje urgjente
24/03 15:25
Top News – Zëvendësoi Spiropalin në Tiranë. Balla: Do pyes grupin parlamentar për qëndrimet ndaj saj
24/03 15:23
Top Channel/ Mark Nika në SPAK për “21 Janarin”, takon Brahon: Çështja në sirtar prej 16 vitesh
24/03 15:17
DIGITALB DIGITALB