Një 38 vjeçar i cili qarkullonte me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë në automjet është vënë në pranga nga policia në Bypass-in e Fierit. Operacioni i koduar “Bypass” bëri të mundur arrestimin e personit me iniciale F. Sh., banues në Lazarat të Gjirokastrës i njohur edhe më parë për drejtësinë për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.