Një 38-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri dhe municion në automjet. Gjatë kontrollit të makinës, policia gjeti një pistoletë dhe 23 fishekë, të cilat u sekuestruan si prova materiale. Sakaq, blutë bëjnë me dije se në pranga ra shtetasi D. K., 38 vjeç.