Një 39-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi qarkullonte me automjet i armatosur me pistoletë. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dibrës, ku shtetasit me iniciale R.T., iu sekuestrua pistoleta me krehër dhe fishekë që posedohej pa leje. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme, të mbështetura te kontrollet dhe puna operative, me fokus evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin e koduar “Poseduesi”.