Dy të rinj janë vënë në pranga në Tiranë, pasi u kapën duke lëvizur me armë dhe lëndë narkotikë në makinë. Në pranga u vunë shtetasi I.D 29 vjeç dhe B.Xh 22 vjec, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit u gjetën 2 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe lëndë narkotike.