Moti i keq ka përfshirë edhe Qarkun e Elbasanit, ku nuk kanë munguar edhe problematikat sidomos në zonat malore, ku tashmë ka nis dëbora e parë e këtij viti. Akset nacionale janë të kalueshme, me zinxhir kalohet vetem aksi nacional Librazhd –Peshkopi në disa segmente të tij, ku trashësia e borës ka arritur tashmë në 30 cm. Aksi nacional Elbasan –Qafë Thanë është mbuluar nga dëbora në Qafë Thanë, përgjatë natës është punuar për pastrimin dhe kriposjen e rrugës.