Top Channel/ Pyetet SHISH: Kë takoi Meta/ Kishte info për strukturën e mbrojtjes së votës së PD?
11/05/2021 15:16

Top Channel e ka parë kërkesën që komisioni hetimor i ka dërguar SHISH përmes të cilit kërkon të informohet se çfarë informacionesh agjentët në terren kanë dërguar për personat e takuar nga presidenti Ilir Meta gjate fushatës elektorale. Sikurse kërkohet informacion për aktivitetet e grupeve kriminale dhe lidhjet e tyre me politikën përpara 25 Prillit. Pritet me interes të mësohet nga kjo përgjigje nëse SHISH, ka informuar policinë për ekzistencën e strukturës së mbrojtjes së votës ngritur nga PD, me ish ushtarakë dhe ish drejtues policie të cilët prodhuan incidentin e Elbasanit. “I besoj më shumë SHISH dhe SPAK sesa kasetave. Duhet të kemi informacion edhe nga shërbimet e huaja”, shprehet Murrizi. Komisioni hetimor parlamentar miratoi paraditen e kësaj të marte kalendarin e punës duke i dërguar edhe një ftesë për tu dëgjuar presidentit Ilir Meta, subjekt hetimi nga ky komision. “18 maj ftesa, jemi fleksibël edhe për një datë tjetër por s’kemi shumë fleksibilitet pasi koha e komisionit është e shkurtër”, tha Hyseni. Për momentin mbetet e paqartë nëse kreu i shtetit i vënën nën hetim nga shumica socialiste nën dyshim për shkelje të kushtetutës do të ngjisë shkallët e kryesisë së kuvendit për herë të dytë, për tu përballur me pyetjet e komisionit. Objektivi që i ka vënë vetes ky komision është hartimi dhe leximi në komision të raportit final deri më datë 24 Maj. Një ditë më parë kryesocialisti Edi Rama shprehu vendosmëri në shkarkimin e presidentit kur tha se “ Ilir meta duhet të shkarkohet nga detyra si një personifikim i anti-shtetit, i ndëshkuar nga populli shqiptar në 25 prill duke theksuar se duhet të bëjmë gjithçka kemi në dorë për ta çminuar institucionin e presidentit të republikës duke votuar në bllok shkarkimin.

Top Channel/ Ndryshimet në ligjin për ‘Tubimet’, Komisioni i Ligjeve shqyrton aktin normativ
20/11 13:26
Top Channel/ Miratohen ndryshime në ligjin e Akcizave, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimi…
20/11 10:48
Top Channel/ ‘Ligjet’ votojnë nen për nen ndryshimet në proçedurat Tatimore, opozita kundër
20/11 10:48
Top Channel/ Miratohet në tërësi Ligji për taksat kombëtare të ndryshuara në Republikën e Shqipërisë
20/11 10:37
Top Channel/ Komisioni i Ligjeve voton në tërësi projektligjin për buxhetin 2027
20/11 10:30
Top News- Miratohen kufizimet për protestuesit/ Debate në Komision, PD: Do e çojmë në Kushtetuese
19/11 22:34
Top Channel/ Berisha kërkon rrëzimin e buxhetit, thirrje për protestë më 28 Nëntor
19/11 15:33
Top Channel/ Buxheti 2027, kërkohen shtesa. 8 institucione kërkojnë fonde…
19/11 15:32
Top Channel/ “930 milionë euro para xhepi”, Berisha: Pensionistët marrin vetëm 1% të GDP
19/11 13:27
Top Channel/ Votohet buxheti 10 mld euro, do rikthehet në komisione për t’u shqyrtuar nen për nen
19/11 12:06
Top Channel/ Kuvendi miraton Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta
19/11 09:28
Top Channel/ Opozita braktis Ramën në Kuvend. Berisha përplasje me Ballën, Milen dhe Majkon
18/11 15:07
Top Channel/ Debat në Kuvend. Rama prezanton pikat kryesore të buxhetit i cili ka nisma sociale
18/11 15:05
Top Channel/ Tabaku shpërthen në Kuvend: Ku janë ministrat, detyrim ligjor që…
18/11 14:09
Top Channel/ “Nuk mbahen premtimet”/ Bozdo: Kemi dimrin përpara, a është parashikuar…
18/11 14:04
Top Channel/ ‘Mos bërtisni kur s’keni të drejtë’, Peleshi-Strazimirit: Nuk bën dot pyetje kot…
18/11 12:59
Top Channel/ ‘Ky buxhet pasqyrë se çmund të bëjë autokracia’, Kapri: 10 mijë banesa sa 10 mijë…
18/11 12:56
Top Channel/ ‘Sulltani i gatshëm t’ju bëjë kurban’, Muci në Kuvend: Si mund të flisni për buxhet…
18/11 12:56
Top Channel/ Paketa fiskale/ Kryeministri prezanton shifrat dhe synimet e “buxhetit më social”
18/11 12:51
Top Channel/ ‘Mos i nxit 101 dalmatët’, Mila i përgjigjet Berishës: Ty të thërrasin 26 shpirtrat e..
18/11 12:46