Top Channel/ Putinin e mbyt kolla gjatë takimit, mediat: “Shumë i sëmurë, por nuk tregon”!
13/10/2021 15:34

Pamjet e Vladimir Putinit, që e mbyt disa hera kolla gjatë një takimi virtual me ministrat e Kremlinit, u publikuan vetëm një ditë pas incidentit që e “detyroi” atë të mohonte se është infektuar me COVID-19. Kolla që e ngacmonte vazhdimisht, ngriti dyshimet se presidenti rus është vërtet i sëmurë, por kjo nuk pohohet publikisht. Disa thonë se gjendja shëndetësore është pikërisht arsyeja përse Putin ka shmangur disa takime. 69-vjeçari u përpoq t`i bindte ministrat e tij se është mirë dhe ka mjaftueshëm antitrupa, ndërsa për kollën fajësoi “ajrin e ftohtë”. Politikania Valentinna Matviyenko, tha megjithatë se kolegët e saj janë të shqetësuar për shëndetin e kreut të shtetit, i cili nuk e mori dozën e dytë të vaksinës antiCovid me pretendimin se ka një numër të madh antitrupash në organizëm. Në 11 tetor, Rusia regjistroi numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë. Task-forca e krijuar për sëmundjen në këtë vend tha se 973 persona vdiqën brenda 24 orësh.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30