Vladimir Putin mund të jetë duke planifikuar një ‘mini-pushtim’ të një vendi të NATO-s në mënyrë që të testojë vendosmërinë e Perëndimit, sipas kryespiunazhit të Polonisë. Jarosław Stróżyk, kreu i shërbimit të kundërzbulimit të Polonisë, pretendon se Kremlini po shqyrton aneksimin e pjesëve të Estonisë dhe Suedisë, si pjesë e një plani më të gjerë për të marrë nën kontroll shtetet baltike nëse Ukraina bie.