Top Channel/ Putini shpalli armëpushimin 3-ditor, Ukraina e SHBA kërkojnë ndalim total të luftimeve
29/04/2025 18:47

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim tre-ditor në Ukrainë, që do të hyjë në fuqi më 8 maj dhe do të zgjasë deri më 11 maj, duke përkuar me festimet e Fitores së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore. Sipas Kremlinit, vendimi është marrë “bazuar në konsiderata humanitare”, duke shtuar se “pala ukrainase duhet ta ndjekë këtë shembull”, ndërsa paralajmëroi se në rast shkeljesh, Forcat e Armatosura të Rusisë do të reagojnë në mënyrë “adekuate dhe efektive”. Në një reagim të menjëhershëm, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, tha se vendi i tij mbështet një armëpushim më të gjatë dhe më të qëndrueshëm, duke bërë thirrje për ndalimin e luftimeve “që tani dhe për të paktën 30 ditë”. “Pse të presim deri më 8 maj? Nëse zjarri mund të ndalet tani, atëherë është i vërtetë, jo vetëm për një paradë”, shkroi ai në platformën X. Armëpushimi i shpallur është përpjekja më e fundit në një sërë iniciativash që kanë dështuar në të kaluarën. Që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, janë tentuar mbi 20 armëpushime, por të gjitha janë shkelur brenda pak ditësh, disa edhe brenda minutash. Në Uashington, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti Donald Trump dëshiron një armëpushim të përhershëm. Sekretarja e shtypit, Karoline Leavitt, tha se Trump është “gjithnjë e më i frustruar me të dyja palët” dhe po kërkon rezultate të prekshme nga përpjekjet diplomatike. “Presidenti e ka bërë të qartë se dëshiron ndalimin e vrasjeve, ndalimin e gjakderdhjes. Ai nuk është i kënaqur me gjeste të përkohshme,” tha Leavitt. Analistët ndërkombëtarë besojnë se shpallja e armëpushimit vjen si përpjekje e Putinit për të fituar kredibilitet diplomatik në një moment kritik për bisedimet e paqes, ku Shtetet e Bashkuara po veprojnë si ndërmjetëse, por kanë paralajmëruar tërheqje nëse nuk ka përparim real.

Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13