Top Channel/ Putini pranoi armëpushimin në 9 maj? Reagon Zelensky!
30/04/2026 12:09

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka udhëzuar zyrtarët ukrainas të sqarojnë detajet e një propozimi të presidentit rus Vladimir Putin, për të shpallur një armëpushim më 9 maj, Ditën e Fitores në Rusi. Në përgjigje të këtyre raporteve, Zelensky duket se ka sugjeruar edhe ai uljen e përkohshme te armëve. “I kam kërkuar përfaqësuesve tanë të kontaktojnë ekipin e presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe të sqarojnë detajet e propozimit të Rusisë për një armëpushim afatshkurtër,” deklaroi kreu i shtetit ukrainas. Kievi sipas tij, kërkon paqe dhe po ndërmerr hapat e nevojshëm diplomatikë për ta çuar këtë konflikt drejt fundit. “Ne do të sqarojmë se për çfarë bëhet fjalë saktësisht, nëse është fjala për dicka të përkohshme lidhur me paradën apo për një gjëmë të madhe së kaq,” shtoi ai. “Propozimi ynë është një armëpushim afatgjatë, me siguri të besueshme dhe të garantuar për njerëzit, dhe një paqe e qëndrueshme. Ukraina është e gatshme të punojë drejt paqes në çdo format dinjitoz dhe efektiv”, ishte komenti i tij. Një ditë më parë, një ndihmës i Putinit, Yuri Ushakov, pohoi se shefi i Kremlinit kishte zhvilluar një telefonatë me Donald Trump, gjatë së cilës tha se është shprehur i gatshëm të shpallë një armëpushim më 9 maj. Pas telefonatës, Trump zbuloi detajet e bisedës, duke e përshkruar si “shumë të mirë”, dhe përcolli shpresën se një zgjidhje për luftën ruso-ukrainase mund të vijë “relativisht shpejt”, ndërsa shtoi se i kishte propozuar Putinit një “armëpushim të vogël”.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11