Top Channel/ Putini për bombat thërrmuese: Po i përdori Kievi, përgjigjemi me të njëjtën monedhë!
17/07/2023 12:22

Nëse Kievi përdor bomba thërmuese që mori nga Shtetet e Bashkuara, edhe Rusia do të përgjigjet me të njëjtat municione: Vladimir Putini u tregua i prerë në paralajmërimin e tij. Rusia ka rezerva të mjaftueshme llojesh të ndryshme municionesh thërrmuese. Moska nuk dëshiron t'i përdorë municione që ndërkombëtarisht konsiderohen të paligjshme. Por sigurisht, nëse municione të tilla përdoren kundër nesh, atëherë ne rezervojmë të drejtën për të njëjtat veprime. Presidenti rus i akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se i kanë vënë në dispozicion Ukrainës këto lloj municionesh, sepse Perëndimi nuk është më në gjendje të furnizojë Ukrainën me mjete të mjaftueshme konvencionale. "Ata nuk kanë gjetur gjë tjetër më të mirë sesa të sugjerojnë përdorimin e bombave thërrmuese”, u shpreh lideri i Kremlinit. Aktivistët e të drejtave të njeriut akuzojnë si forcat e armatosura ruse dhe ato ukrainase se ndërkohë kanë përdorur gjatë luftës bomba thërrmuese.SHBA, Ukraina dhe Rusia nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërkombëtare të Oslos për ndalimin e përdorimit të bombave thërrmuese, të cilat përmbajnë një numër të madh të ashtuquajturash "nënprojektile", pra predha të kalibrit të vogël, të cilat dalin nga gëzhoja pasi një bombë e tillë shpërthen. Këto lloj bombash shpërthejnë në tokë dhe shpërndajnë projektile në një territor relativisht të gjerë. Për shkak se shumë prej tyre projektileve shpesh nuk shpërthejnë menjëherë, ato sikurse dhe minat konsiderohen si një rrezik për civilët edhe pas përfundimit të veprimeve luftarake.

Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
DIGITALB DIGITALB