Emmanuel Macron shpreson në arritjen e një marrëveshjeje historike për shmangien e luftës në Ukrainë. Lideri francez e konsideron të mundur gjetjen e një kompromisi dhe përpara takimit me Vladimir Putin, përkëdheli paksa dhe egon e shefit të Kremlinit me deklaratën se është legjitime për Rusinë që të paraqesë shqetësimet e saj të sigurisë.