Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, ku në qendër të diskutimeve ka qenë lufta në Ukrainë dhe mundësia e një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit. Lajmi u bë i ditur nga këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov, i cili tha se dy liderët folën për zhvillimet në Ukrainë, në prag të samitit të NATO-s që do të mbahet më 7-8 korrik në Turqi. Sipas Kremlinit, Putin ka rikonfirmuar gatishmërinë e Rusisë për një zgjidhje diplomatike, duke theksuar se ajo duhet të marrë në konsideratë qëndrimet parimore të Moskës.