Një valë e re populizmi po sfidon demokracitë kryesore në kohën kur Rusia është duke përshkallëzuar sulmin më brutal ndaj rendit liberal perëndimor në dekada. Në Francë, Shtetet e Bashkuara, Hungari dhe gjetkë, qendra duket sikur po spostohet pasi të moderuarit po humbin terren ndaj radikalëve në krahun e djathtë e të majtë, në mesin e rritjes së pakënaqësisë së gjerë publike pas një pandemie dyvjeçare që i pa qeveritë të kufizonin ndjeshëm liritë individuale.