Top Channel/ Putin sulmon NATO-n gjatë Paradës së Fitores, tkurret festa në Moskë nga frika e kievit
09/05/2026 15:22

Parada e ditës së fitores kundër fashizmit në sheshin e kuq në Moskë këtë vit ishte tkurur nga shqetësimi I krijuar nga raketat dhe dronët e ukrainës. Në fjalën e tij ai deklaroi se ushtarët rusë në Ukrainë po luftojnë kundër një “force agresive” të mbështetur nga NATO dhe i cilësoi objektivat e luftës së tij si “të drejta” Vladimir Putin, President i Federatës Ruse: “Heroizmi i madh i brezit fitues frymëzon sot ushtarët që po zbatojnë objektivat e operacionit special ushtarak. Ata po përballen me një forcë agresive, të armatosur dhe të mbështetur nga i gjithë blloku i NATO-s. Dhe pavarësisht kësaj, heronjtë tanë ecin përpara. Por pavarësisht se sa shumë mund të ndryshojnë teknologjia dhe taktikat luftarake, një gjë mbetet e pandryshuar: janë njerëzit ata që përcaktojnë fatin e një vendi. Besoj fort në drejtësinë e kauzës sonë! Ne qëndrojmë së bashku! Fitorja ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë e jona! Putin e ka kthyer kujtesën e fitores sovjetike në një nga narrativat qendrore të 25 viteve të tij në pushtet, ndërsa autoritetet ruse zakonisht e shënojnë këtë paradë me madhështi dhe demonstrim force. Një seri sulmesh ukrainase me rreze të gjatë veprimi në javët e fundit e detyruan Kremlinin të shtonte masat e sigurisë dhe të tkurte festen. Për herë të parë në gati dy dekada nuk u ekspozua pajisje ushtarake dhe kishte shume pak lidere nga vendet e tjera. Si Moska ashtu edhe Kievi ranë dakord të respektonin një armëpushim treditor gjatë aktivitetit, pas një apeli të minutës së fundit nga Donald Trump. Në fjalimin e tij para paradës, ku morën pjesë njësi ushtarake ruse dhe ushtarë nga Koreja e Veriut, Putin përdori simbolikën e fitores sovjetike për të mobilizuar mbështetjen për ushtrinë ruse në Ukrainë. Pas dy përpjekjeve të dështuara për armëpushim këtë javë nga Rusia dhe Ukraina, Trump njoftoi të premten se një armëpushim treditor do të hynte në fuqi më 9 maj. “Shpresojmë që ky të jetë fillimi i fundit të një lufte shumë të gjatë, vdekjeprurëse dhe të ashpër”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social, duke shtuar se armëpushimi do të shoqërohej edhe me një shkëmbim të burgosurish. Volodymyr Zelensky nënshkroi të premten një dekret që urdhëron ushtrinë ukrainase të mos sulmojë paradën dhe konfirmoi se qeveria e tij do të respektojë armëpushimin për të mundësuar shkëmbimin e 1,000 të burgosurve nga secila palë. “Sheshi i Kuq është më pak i rëndësishëm për ne sesa jeta e të burgosurve ukrainas që mund të kthehen në shtëpi”, deklaroi Zelensky. Bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA për përfundimin e luftimeve kanë treguar pak progres që prej shkurtit, kur Uashingtoni zhvendosi fokusin drejt konfliktit me Iranin.

Top Channel/Tensione të reja Trump-Zelensky: “Ne i kemi dhënë shumë Ukrainës, nuk kemi marrë asgjë”!
20/10 11:20
Top Channel /Papa i telefonon pwr marrëveshje me Rusinë, Zelensky: Trump do kapitullimin
19/10 23:27
Top Channel / Franca vendos orë policore, Vendimi për disa zona të Parisit
19/10 23:19
Top News- Franca rikthen shtetrrethimin/ Përplasja me protestat, ndalohet dalja e të miturve natën
19/10 21:29
Top News- Gjermania kufizon kuotat / Jo më emigrantë pa kufi nga vendet e Ballkanit Perëndimor
19/10 21:00
Top News – Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet / Rubio: SHBA nuk heq dorë nga diplomacia
19/10 15:04
Top Channel/ Franca drejt shtetrrethimit? Kryeministri: ”Në disa qytete, bllokim i pjesshëm”!
19/10 14:59
Top News – Shmangni turmat e tregoni kujdes! Qeveritë e BE-së paralajmërojnë për udhëtimet në Francë
19/10 14:59
Top News – Elon Musk ‘hap thesin’, ndan pasurinë / Një aksion të SpaceX ‘çdo fëmije në Amerikë’
19/10 14:56
Top Channel/ “Dominoja” e protestave, “shpërthen” Portugalia kundër kostos së strehimit!
19/10 14:56
Top News – Edhe Meloni në telashe me protestat / Plaçkitën dyqanet në trazira, ndalohen 271 të rinj
19/10 14:50
Top News-Nis ‘AKTI II’ në Francë, mbyllet Luvri/ Denoncohet dhuna e policisë në trazirat e fundjavës
19/10 14:43
Top News – Kim Jong un në koma…!!!/ ‘Thashetheme’ në internet-‘Pësoi hemorragji cerebrale’
19/10 14:39
Top Channel/ Protestat, Meloni takim me shefat e sigurisë: Të “ndajmë” të dhunshmit nga paqësorët!
19/10 14:16
Top News – Rusia ka nevojë për ushtarë / Por Kremlini do të shmangë mobilizimin
19/10 13:27
Top News – Shpërdorohen paratë e BE-së / Miliarda euro në kundërshtim me rregullat
19/10 13:26
Top News – Trump: Franca po digjet! Vendi është ‘shkatërruar’ nga emigracioni
19/10 13:20
Top News – Zjarr në bazën ushtarake / Katër të vdekur e dhjetëra të plagosur në Kanada
19/10 13:15
Top News – Mbështet Netanyahun para zgjedhjeve / Trump: Bibi i fortë, i guximshëm dhe brilant
19/10 12:07
Top News – SHBA kthen inteligjencën në Ukrainë / Zelenski: Ndërprerje e shkurtër, tani funksionon
19/10 12:06