Presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar selitë e trupave ushtarake të Moskës në Kherson dhe Luhansk, dy rajone të Ukrainës të cilat kontrollohen pjesërisht nga Rusia. Njoftimi i Kremlinit sqaronte se kreu i tij u ka uruuar ushtarëve Pashkët që të krishterët ortodoksë i festuan të dielën në 16 prill, dhe dhuroi një ikonë ortodokse për zyrat e grupit ushtarak në Dniepr.