Presidenti rus Vladimir Putin ka komentuar përfundimin e asaj që Kievi zyrtar e cilësoi si një ofensivë strategjike ndikimi në territorin rus, e cila skadoi më 5 gusht. Gjatë një fjalimi të gjatë, Putin i cilësoi përpjekjet e Ukrainës si të pafrytshme dhe argumentoi se ushtria ruse jo vetëm që nuk është zmbrapsur, por ka rritur shpejtësinë e përparimit në të gjitha akset e luftës. Sipas Putinit, plani i shpallur publikisht nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fund të qershorit kishte për qëllim shkatërrimin e ekonomisë ruse dhe minimin e unitetit të popullit rus. cili është rezultati?” pyeti në mënyrë retorike Putin, duke shtuar se sulmet ukrainase ndaj objekteve civile thjesht dëshmojnë dëshpërimin e Kievit. Vladimir Putin pranoi se sulmet kanë shkaktuar dëme ekonomike dhe humbje jetësh midis civilëve, ndërsa tha se do hakmerret me Ukrainën e Zelenskyt.